Dimarco: Do të gjuaja një tjetër...

Futboll

Dimarco: Do të gjuaja një tjetër...

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 19:26
Dimarco: Do të gjuaja një tjetër...

I intervistuar nga Tuttosport, Federico Dimarco, ka folur për sezonin e tij me zikaltrit dhe objektivat personalë dhe të skuadrës.

Në periudhën e Krishtlindjes, nuk mund të mungonte “letra” për Babagjyshin e Krishtlindjes.

DHURATAT – “Golin e parë në San Siro si lojtar i Inter-it apo rinovimin e kontratës? Të them të drejtën, nuk dua të zgjedh. Duke parë se është letra për Babagjyshin, shpresoj që të m’i sjellë të dy dhuratat.

Për rinovimin po mendon menaxheri im (Beppe Riso). Unë preferoj të jem i përqendruar në fushë. Jam i sinqertë: pres me padurim të nënshkruaj”, ka thënë Dimarco.

PENALLTI – Është kthyer të flasë edhe për penalltinë e humbur nga ai kundër Atalanta-s:

“Do të gjuaja sigurisht një tjetër, por nuk ka për të ndodhur përsëri. Atë ditë kam folur pas ndeshjes dhe jam i dukur i qetë, por, në të vërtetë, më ishte përmbysur bota. Më pas, situata është lehtësuar me kalimin e ditëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat