Sot FFK zgjedh më të mirët për vitin 2021

Futboll

Sot FFK zgjedh më të mirët për vitin 2021

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 15:01
Sot FFK zgjedh më të mirët për vitin 2021

Sot FFK zgjedh më të mirët për vitin 2021!

Federata e Futbollit e Kosovës do të mbajë sot manifestimin tradicional “Laureatët e Vitit”, ku do të nderohen me çmime më të mirët e vitit 2021 në futbollin e Kosovës.

Edhe sivjet ceremonia e më të mirëve do të mbahet pa mysafirë, por vetëm me praninë e laureatëve, për shkak të masave në fuqi për mbrojtje nga Covid 19.

Ky manifestim mbahet në objektin e Klan Kosovës dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në orën 17:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat