Lirohet nga burgu presidenti i klubit

Futboll

Lirohet nga burgu presidenti i klubit

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 17:46
Lirohet nga burgu presidenti i klubit

Lirohet nga burgu presidenti i klubit!

Massimo Ferrero është kthyer në shtëpi. Ish-presidenti i Sampdorias doli nga burgu pas 17 ditësh dhe do të mund të festojë Krishtlindjen me të dashurit e tij, në arrest shtëpie në Romë.

Ish-drejtuesi më i lartë i Sampdorias ishte arrestuar për krime korporative me pasojë falimentimi, si pjesë e një hetimi nga prokurorja e Cosenzas.

Ai u largua nga burgu San Vittore në Milano, pasi u pranua kërkesa e avokatëve të tij Luca Ponti dhe Pina Tenga, për të qëndruar në arrest shtëpiak deri në marrjen e një vendimi nga gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat