E mbyll me turp, tifozi i komenton

Futboll

E mbyll me turp, tifozi i komenton

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 18:05
E mbyll me turp, tifozi i komenton

Fund i hidhur i vitit për Napolin, i cili humbet ndeshjen e tretë radhazi në shtëpi – Atalanta, Empoli dhe Spezia – dhe tani sheh Interin të largohet 7 pikë më lart, por mbi të gjitha Juventusi i afrohet, duke kërcënuar gjithnjë e më shumë në garën për një nga katër vendet e Champions League.

Pas fitores ndaj Cagliarit, bardhezinjtë janë vetëm 5 pikë nga vendi i tretë i zënë nga skuadra e Spallettit, me Atalantën e katërt një pikë pas Napolit.

Seria e rezultateve në periudhën e fundit është e pamëshirshme, vetëm 4 pikë në 5 ndeshjet e fundit në kampionat: fillimi monstruoz i sezonit duket një kujtim i largët, shkruan Telesporti.

Padyshim që ka shumë rrethana lehtësuese dhe quhen lëndime: edhe kundër Spezias nuk kishte shtylla si Koulibaly, Fabian, Insigne dhe Osimhen.

Por që këtu te humbja në shtëpi ndaj të katërtit nga fundi në renditje duket e ekzagjeruar dhe pakënaqësia e tifozëve është e kuptueshme. Në epokën e mediave sociale, është pothuajse e pashmangshme që dikush t’ua heqë vemendjen lojtarëve dhe madje një nga më të vlerësuarit – për konsistencën e performancës dhe seriozitetin – pasi Zambo Anguissa përfundon i kryqezuar në profilin e tij në Instagram.

Mesfushori 26-vjeçar kamerunian, i cili është i huazuar nga Fulham këtë sezon dhe me siguri do të blihet nga Napoli, shkroi pas ndeshjes:

“Ndonjëherë futbolli është mizor dhe e pamë. Do të duhet të luftojmë deri në fund. ne mbetemi të bashkuar sepse së bashku fitojmë ashtu si humbasim bashkë.

Ju uroj ju dhe familjet tuaja gëzuar festat e Krishtlindjeve”

Mesazhi të cilit një tifoz iu përgjigj: “Tashmë e ke kokën në Kupën e Afrikës, për fatin tonë të keq”. Anguissa nuk e mbajt dhe u përgjigj: “Unë nuk jam ai qe thua ti vella”.

Fjalë që i dhanë atij një plebishit pëlqimesh dhe komentesh mbështetëse: pothuajse të gjithë tifozët e Azzurrit adhurojnë shtyllën e mesfushes se Spallettit dhe mezi presin që të zyrtarizohet blerja e tij...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat