Magani gjeti dy golat e parë sezonalë

Futboll

Magani gjeti dy golat e parë sezonalë

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 20:46
Magani gjeti dy golat e parë sezonalë

Artur Magani gjeti dy golat e parë sezonalë në Abissnet Superiore, duke rikthyer Egnatian te fitorja në kampionat pas nëntë javësh. Sulmuesi 27-vjeçar foli për “Gol pas Goli” në Supersport, aty ku preku disa tema.

“Ishte një periudhë jo e mirë, kam kaluar edhe një dëmtim 2-mujor. Jam shumë i lumtur që shënova dhe i dhashë 3 pikë skuadrës.

Shpresoj shumë të vazhdoj të shënoj, goli të rrit vetëbesimin dhe skuadra pret që sulmuesit të shënojnë. Dua të kap formën më të mirë fizike dhe të vazhdoj të shënoj e të ndihmoj skuadrën.

Gjithë familja festoi për këto gola, edhe ish-trajneri, pra babai im, ka festuar. Nuk i ka pritur mirë humbjet që kemi marrë.

Unë dhe vëllai mund të luanim në nivele të larta. Pak është përgjegjësia e jona, por nuk na kanë lënë të luajmë.

Trajneri ka drejtuar ekipe shumë të mira në Shqipëri. Drejtoi Shkumbinin, Flamurtarin me të cilin doli kampion për mendimin tim. Ka drejtuar edhe Tiranën, pra ekipet më të mira në Shqipëri”, përfundoi Artur Magani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat