Guardiola s’do të gjejë zëvendësimin e Torresit në janar

Futboll

Guardiola s’do të gjejë zëvendësimin e Torresit në janar

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 13:26
Pep Guardiola

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, nuk do ta kërkojë zëvendësimin e Ferran Torresit në janar, pas largimit të tij në drejtim të Barcelonës.

Goal ka arritur që ta konfirmojë të mërkurën që përfaqësuesi i Spanjës është shumë afër rikthimit në Spanjë, duke shkuar te Barcelona për një shumë prej 55 milionë eurosh.

“Jo, nuk do të sjellim ndonjë sulmues të ri në janar”, ka thënë Guardiola.

“Txiki [Begiristain] nuk më tha asgjë zyrtare [për shkuarjen e Torresit te Barcelona] prandaj nuk mund të përgjigjem. Mendoj që janë duke negociuar. Mendoj që janë afër, kjo është e tëra. Kur të njoftojë klubi që është kryer, por jo tash”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat