Fejohet futbollisti i Kosovës

Futboll

Fejohet futbollisti i Kosovës

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 17:09
Fejohet futbollisti i Kosovës

Futbollisti i Kombëares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj, është fejuar.

Lajmin e ka bërë të ditur vet sportisti me prejardhje nga Deçani, përmes një fotografie të publikuara në rrjetin social Instagram.

Ai ka shfaqur imazhin e të dashurës së tij, Dorina Podrimja, e cila shihet teksa mban në gisht unazën e saj të fejesës.

“Ajo tha PO”, shkroi Hadërgjonaj në mbishkrimin e fotografisë, së ndarë me 38 mijë ndjekësit e tij në Instagram.

Çifti duket se kanë kaluar disa ditë të mira pushimi në Stamboll së fundmi, ku edhe i kanë thënë po njëri-tjetrit.

Përndryshe, Hadërgjonaj momentalisht është duke luajtur në Superligën e Turqisë te Kasimpasha, por është njëri nga të paktët futbollistë shqiptarë që ka luajtur në Premierligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat