Bayern Munich gati të paguajë 50 milionë euro për futbollistin e Leeds

Futboll

Bayern Munich gati të paguajë 50 milionë euro për futbollistin e Leeds

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 00:26
Raphinha

Bayern Munich raportohet se ka arritur marrëveshje me Leeds United për transferimin e Raphinhas nga Leeds United.

Braziliani 25-vjeçar po kalon formë perfekte me Leeds United dhe ka marrë vëmendjen e kampionit gjerman.

TNT Sports raporton se Bayern Munich ka pranuar të paguaj 50 milionë euro për shërbimet e anësorit brazilian.

Raphinha ka zhvilluar 16 ndeshje këtë edicion, ku ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar një asist.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat