Strakosha e sheh të ardhmen në Premier League

Futboll

Strakosha e sheh të ardhmen në Premier League

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 10:28
Strakosha e sheh të ardhmen në Premier League

Thomas Strakosha e ka bërë të qartë që e ardhmja e tij nuk i përket skuadrës së Lazios.

Portierit shqiptar i përfundon kontrata në vitin 2022 dhe ka bërë me dije se do dëshiron një aventurë të re.

Sipas thashethemeve të fundit, gardiani kuqezi mund të luajë në Premier League sezonin e ardhshëm.

Tashmë Lazio do të duhet të mendojë për një portier të ri, pasi Pepe Reina është në fundin e karrierës.

Emri më i përfolur duket se është Ospina, i cili aktivizohet tek skuadra e Napolit dhe është piketuar nga Tare si i duhuri për portën e bardhekaltërve.

Presidenti i Lazios, Lotito e ka bërë të qartë se i intereson një portier më kontratë të gjatë, por me një buxhet të ulët, për shkak të vështirësive ekonomike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat