Boca pranë akordit me sulmuesin e njohur

Futboll

Boca pranë akordit me sulmuesin e njohur

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 11:54
Boca pranë akordit me sulmuesin e njohur

Marseille pagoi 14 milionë euro te Boca Juniors në verën e vitit 2019 për të siguruar shërbimet e Dario Benedettos. Sulmuesi argjentinas shënoi 16 gola në Ligue 1 me ekipin francez, teksa këtë sezon po luan në La Liga.

31-vjeçari është huazuar tek Elche dhe deri tani numëron dy gola në elitën e futbollit spanjoll. Benedetto ka kontratë me Marseille deri në verën e vitit 2023.

Lojtari ndjen mall për vendlindjen dhe po kërkon të rikthehet te Boca Juniors, një nga skuadrat më popullore të futbollit latin, aty ku luajti në vitet 2016-2019.

Në një prononcim për Ole, Benedetto ka shprehur hapur dëshirën për të luajtur përsëri në “Bombonera”, stadium ku është një idhull absolut i tifozerisë vendase.

Agjenti i tij ka filluar negociatat me Juan Roman Riquelme (zëvendës presidenti i Boca Juniors) për të arritur sa më shpejt një marrëveshje për rikthimin e goleadorit në Buenos Aires.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat