Thompson kërkon nga Liverpool të transferojë dy yjet e Dortmundit

Futboll

Thompson kërkon nga Liverpool të transferojë dy yjet e Dortmundit

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 14:17

Legjenda e Liverpoolit Phil Thompson dëshiron me çdo kusht që ish-skuadra e tij të transferojë verën e ardhshme dy yjet e Borussia Dortmundit, sulmuesin Erling Haaland dhe mesfushorin Jude Bellingham.

Thompson e pranoi që Liverpooli do të jetë në garë me shumë skuadra evropiane për dyshen e Dortmundit, sidoqoftë tregoi që do të kishte dëshirë që të shoh “Të Kuqtë” duke u përpjekur me çdo kusht që t’i transferojë ata.

Haaland pritet që në fund të këtij sezoni të ndërrojë skuadër, ku për shërbimet e tij të interesuara janë Real Madridi, Manchester City, Chelsea dhe Liverpooli.

Në anën tjetër, Bellingham po vazhdon me paraqitje mbresëlënëse sikurse për klubin, njëjtë edhe për Kombëtaren e Anglisë, ku Thompson ka treguar se është admirues i madh i tij.

“Nëse do të pyetesha un, gjërat janë mirë, por ne kemi probleme në repartin e qendrës së mesfushës. Dhe më pëlqen të mendoj që Liverpooli do të jetë në garë për disa nga emrat më të mëdhenj në futboll”, tha Thompson.

“Haaland është njëri nga ta, po ashtu Bellingham, për të cilin mendoj që do të bëhet lojtar i madh. Këta lojtarë na nevojiten, dua vetëm që të shprehim interesim, na duhet të jemi aty, dhe shpresoj që jemi duke ruajtur para për një transferim të madh”, shtoi legjenda e Liverpoolit.

Sipas spekulimeve të fundit që po qarkullojnë, Liverpooli mund të bëjë një ofertë për mesfushorin Jude Bellingham, në tentativë për ta sjellë atë në verën e ardhshme në stadiumin “Anfield Road”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat