Flet tifozi i Tiranës që i ra të fikët pas golit: Nuk doja të shkoja në spital

Futboll

Flet tifozi i Tiranës që i ra të fikët pas golit: Nuk doja të shkoja në spital

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 17:57
Flet tifozi i Tiranës që i ra të fikët pas golit: Nuk doja të shkoja në spital

Një rast i paprecedent ka ndodhur në Air Albania gjatë ndeshjes mes Partizanit dhe Tiranës. Pas golit të parë që do të shënohej nga ana e Përgjonit, një tifoz i Tiranës nuk ndihej mirë dhe shkoi në gjendje të fikti.

Menjëherë erdhi ndërhyrja e mjekëve dhe ambulancës që evitoi më të keqen dhe riktheu në gjendje të mirë shëndetësore tifozin e Tiranës. Në një intervistë për “Report TV”, Denis Shehu, tregon se nuk dëshironte të shkonte në spital dhe donte rikthimin në stadium për të parë derbin deri në fund.

“Ishte i moment i vështirë. Faleminderit të gjithë tifozëve si të Tiranës ashtu edhe të Partizanit për solidaritetin që më dhanë. Faleminderit edhe mjekëve të Partizanit që mu gjendën pranë.

Po shkoja në spital me ambulancë dhe i thashë shoferit ‘më kthe në stadium, nuk dua të shkoj në spital’. Pasi mbarova analizat gjatë gjithë kohës e kisha mendjen te rezultati i ndeshjes. Kur e pashë ndeshjen 1-1 prap kisha besim se do fitonim. Mora taksi u ktheva në stadium. Edhe po të humbnim thashë unë do ta shoh ndeshjen.

Kur e boni Tirona golin e dytë ktheva kokën nga ambulaca s’ishte më. I thash vetes ‘mbaje veten mos u bëj për ambulancë sërish’. Gëzova me shokët, gëzova me ekipin dhe e falenderoj për këto emocione,” tha Shehu për “Report TV”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat