Derbi mes Leicester e Liverpool, ja formacionet e mundshme

Futboll

Derbi mes Leicester e Liverpool, ja formacionet e mundshme

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 10:47
Leicester dhe Liverpool

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet derbi mes skuadrës së Leicester Cityt dhe gjigandit anglez Liverpool, e vlefshme kjo për xhiron e 19 të Premier Ligës angleze.

Në xhiron e fundit, skuadra e Leicester pësoi humbje me rezultat të thellë 6:3 nga Manchester City, kurse Liverpooli barazoi me rezultat 2:2 me Tottenhamin.

Momentalisht, pas 18 ndeshjeve të zhvilluara Liverpooli zë vendin e dytë në tabelë me gjithsej 41 pikë, 19 sosh më shumë se Leicester që zë vendin e 10 në tabelë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për “Dhelprat” nuk do të paraqiten Barnes, Bertrand, Daka, Evans, Fofana, Justin, Pereira, Souyncu dhe Ward, kurse te “Të Kuqtë” do të mungojnë Adrian, Elliot, Phillips dhe Robertson.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Leicester City (4-3-3): Schmeichel; Daley-Campbell, Amartey, Vestergaard, Castagne; Ndidi, Tielemans, Soumare; Perez, Vardy, Maswanhise

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Tsimikas; Henderson, Fabinho, Keita; Salah, Jota, Mane

21:00 Leicester City – Liverpool (Stadiumi King Power).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat