Manchester Utd i përgjigjet gjigantit spanjoll

Futboll

Manchester Utd i përgjigjet gjigantit spanjoll

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 16:17
Manchester Utd i përgjigjet gjigantit spanjoll

Manchester Unitedi e ka hedhur poshtë ofertën e Sevillës për huazimin e Anthony Martialit.

Sulmuesi francez i tha të mërkurën trajnerit të përkohshëm të Unitedit Ralf Rangnick se dëshiron të largohet nga klubi në janar.

Por Rangnick tha se largimi i tij do të ndodhë vetëm nëse Unitedi merr ofertë të përshtatshme për të.

Sevilla mendoi se do të mundë ta merrte Martialin në afatin kalimtar të janarit por se oferta e saj mbulonte vetëm gjysmën e pagës së francezit, e cila besohet të jetë rreth 180 mijë euro në javë.

Unitedi ende nuk ka vendosur nëse do ta lërë Martialin të largohet në huazim në radhë të parë, por do ta bëjë një gjë të tillë vetëm nëse në ofertën e huazimit përfshihet edhe një shumë parash dhe nëse paga e tij mbulohet nga klubi që e do.

26-vjeçari iu bashkua Unitedit në vitin 2015 nga Monaco për rreth 40 milionë euro, duke u bërë adoleshenti më i shtrenjtë në futboll në atë kohë.

Ai i shënoi 79 gola në 268 paraqitje për djajtë e kuq por që prej ardhjes së Cristiano Ronaldos, Edinson Cavanit dhe Jadon Sanchos në Old Trafford ai është bërë i parëndësishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat