Kumbulla ka të tjera plane për të ardhmen

Futboll

Kumbulla ka të tjera plane për të ardhmen

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 18:29
Kumbulla ka të tjera plane për të ardhmen

Marash Kumbulla është një nga emrat që është lakuar më së shumti si një opsion i merkatos së janarit në axhendën e disa klubeve të elitës italiane. Napoli, Sampdoria, Cagliari por edhe Fiorentina janë në ndjekje të situatës së 21-vjeçarit, teksa interesohen për një transferim të mundshëm me anë të formulës së huazimit.
Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Megjithatë, klubi më konkret për shërbimet e mbrojtësit të kombëtares mbetet Napoli, me të kaltrit që nuk do të kenë për disa kohë shërbimet e Koulibaly për shkak të impenjimeve me Senegalin në Kupën e Afrikës.

Gjithsesi, për të shuar zërat e merkatos ka menduar vetë Kumbulla, i cili ia ka bërë të qartë drejtuesve të Romës dëshirën për të qëndruar në kryeqytet.

Edhe pse ende nuk ka besimin e plotë të trajnerit Jose Mourinho, mbrojtësi preferon të luftojë për pozitat e tij në skuadër dhe të sigurojë një vend titullari në mbrojtjen me tre lojtarë të teknikut portugez aty ku zakonisht aktivizohen Mancini, Smalling dhe Ibanez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat