Real Sociedadi dëshiron të transferojë mesfushorin e Manchester United

Futboll

Real Sociedadi dëshiron të transferojë mesfushorin e Manchester United

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 08:41
Real Sociedadi dëshiron të transferojë mesfushorin e Manchester United

Skuadra spanjolle Real Sociedad është duke planifikuar të bëjë një transferim dimëror për mesfushorin ofensiv të Manchester United Juan Mata, raporton “The Sun”.

33 vjeçari ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij aktuale me United, dhe këtë sezon duket qartazi se nuk është në planet e trajnerit Ralf Rangnick.

Krerët e Real Sociedadit po shpresojnë që të bindin United që ta lirojë Matan të largohet në këtë janar si transferim i lirë, ku edhe gjigandi anglez nuk ka planifikuar rinovim kontrate për mesfushorin spanjoll.

Që prej transferimit nga skuadra e Chelseat te Manchester United, Mata ka arritur të bëjë 276 paraqitje për “Djajtë e Kuq” duke regjistruar 51 gola dhe 47 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat