Dy elementë bëjnë Vllazninë të besojë tek titulli

Futboll

Dy elementë bëjnë Vllazninë të besojë tek titulli

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 12:31
Dy elementë bëjnë Vllazninë të besojë tek titulli

Vllaznia kërkon në të dytin sezon radhazi që në Shkodër të çojë një titull kampion, që u mungon që nga viti 2001. Trajneri Thomas Brdaric ka bërë mjaft mirë, teksa edicionin e shkuar kuqeblutë nuk arritën të triumfonin vetëm për shkak të golavarazhit ndaj Teutës, duke grumbulluar të njëjtën kuotë pikësh me durrsakët që morën titullin kampion.

Në edicionin aktual, Vllaznia e sheh veten në vendin e katërt me 25 pikë, tetë pikë më pak se Tirana kryesuese, dhe me 21 javë deri në fund gjithçka është e arritshme. Humbja e fundit e skuadrës shkodrane është pikërisht ndaj bardhebluve, ose e thënë ndryshe tetë javë më parë.

Të besuarit e Brdaric kanë gjetur stabilitetin, teksa gjatë kësaj periudhe kanë kombinuar vetëm fitore dhe barazime, duke qenë të pathyeshëm. Në këto 8 ndeshje, Vllaznia ka pësuar vetëm 4 gola, një element tepër i rëndësishëm, që skuadra ka rregulluar prapavijën.

Ndryshimet në mbrojtje dhe vazhdimësia e rezultateve i japin besim të gjithëve në Shkodër se me lojën argëtuese, Brdaric ka të gjitha shanset që pas dy dekadash në Shkodër të dërgojë një titull kampion, që do ishte i 10-ti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat