Martinez mbështet zgjedhjen e Xavit

Futboll

Martinez mbështet zgjedhjen e Xavit

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 17:53
Martinez mbështet zgjedhjen e Xavit

Katalanasit janë mbështetur te të rinjtë e tyre në këtë sezon për shkak të krizës financiare dhe dëmtimeve të shumta.

Lojtarë si Gavi dhe Nico Gonzalez kanë ndihmuar blaugranat që ta mbajnë gjallë sezonin e tyre.

Barça është aktualisht në vendin e shtatë të La Liga-s dhe dy pikë larg vendit të katërt, dhe nuk do të ishin kaq afër zonës Champions pa lojtarët e rinj.

Tani, për ata, kanë ardhur edhe komplimentet e trajnerit të Belgjikës, i cili është folur për një kalim në drejtim të Barcelona-s para se detyra t’i besohej Xavi-t.

“Barça është në një situatë të vështirë. Kanë qenë të detyruar t’i japin shansin të rinjve pak më herët nga sa do të donin, por nëse lojtari është gati, nuk ka rëndësi se çfarë moshe ka”, ka thënë Martinez për Mundo Deportivo.

Me debati e moshës kundër cilësisë është përballur në fillim trajneri i Spanjës, Luis Enrique, i cili ka grumbulluar 17-vjeçarin Gavi për dy ndeshjet e fundit të kombëtares.

Shumë e kanë kritikuar trajnerin e Spanjës, por ai ka thënë se cilësia tejkalon gjithçka, edhe moshën dhe eksperiencën.

Një gjë për të cilën duhet të jetë dakord edhe Xavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat