Manchester City mposht Brentford

Futboll

Manchester City mposht Brentford

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 23:41
Manchester City

Futbollistët e Manchester City kanë shënuar fitoren e radhës si mysafirë në Premierë Ligë dhe “viktima” e tyre e radhës ishte skuadra Brentford.

Golin e fitores për liderin e tabelës e shënoi Phil Foden në minutën 16, duke i siguruar kështu skuadrës së tij edhe tri pikë të reja në luftën për titull.

Fitorja e City është edhe më e rëndësishme duke pasur parasysh se Chelsea sonte lëshoi nga dora fitoren si vendës kundër Brighton duke luajtur vetëm 1:1 dhe  kështu diferenca e pikëve ndërmjet dy pretenduesve për titullin e ri është rritur në tetë.

Ndryshe, ndeshja ishte e vlefshme në kuadër të javës 20 të kampionatit anglez, ku City prin me 50 pikë, ndjekur nga Chelsea me 42.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat