Nigeria zgjedh trajnerin e ri

Futboll

Nigeria zgjedh trajnerin e ri

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 12:51
Nigeria zgjedh trajnerin e ri

Paulo Sousa ka filluar një aventurë të re pas largimit nga Polonia, teksa te Nigeria kanë zgjedhur trajnerin e ri të kombëtares. Trajneri portugez zgjidhi kontratën me kombëtaren polake pak ditë më parë, ndërsa e ardhmja e tij quhet Flamengo.

51-vjeçari, i cili më parë ka drejtuar ekipe si Fiorentina, Leicester, Basel, Bordeaux apo QPR, ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin e famshëm brazilian.

Drejtuesit e futbollit nigerian janë bindur për të marrë një vendim rreth trajnerit të ri. Gjermani Gernot Rohr u shkarkua më 12 dhjetor dhe në vendin e tij është ulur një portugez.

Nigeria do të drejtohet nga Jose Peseiro, 61-vjeçari që më parë ka qenë trajner i klubeve si Sportingu, Porto, Braga dhe Panathinaikos, teksa “Super Shqiponjat” do të jenë kombëtarja e dytë që do të drejtojë në karrierë pas Arabisë Saudite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat