Spanjolli pritet të kthehet në Atletico Madrid

Futboll

Spanjolli pritet të kthehet në Atletico Madrid

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 16:37
Xavi

Alvaro Morata pritet të largohet nga Juventusi në fund të sezonit dhe sipas raportimeve në Itali, Barcelona mund t`i ofrojë atij një mundësi për të luajtur në La Liga.

Juventusi shpenzoi 20 milionë euro për huazimin dy-vjeçar të sulmuesit, por gjigantët e Serisë A nuk kanë në plan ta bëjnë transferimin e tij të përhershëm për 35 milionë euro të tjera.

Prandaj, spanjolli pritet të kthehet në Atletico Madrid në fund të sezonit, duke e ditur se ai nuk është në planet e Diego Simeones.

Sipas “Calciomercato.com”, trajneri i Barcelonës, Xavi është një admirues i ish-lojtarit të Real Madridit dhe katalanasit mund t'i ofrojnë atij një mundësi të mirë për ta vazdhuar karrierën në La Liga.

Morata do ta mbyllë sezonin në Torino përpara se të marrë një vendim për klubin e tij të ardhshëm.

Kjo është periudha e dytë e spanjollit në Torino. Ai fillimisht iu bashkua Juventusit në një transferim të përhershëm nga Real Madridi në vitin 2014, por “Merengues” aktivizuan një klauzolë blerjeje për ta kthyer atë në “Bernabeu” dy vjet më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat