Saka i interesuar për transferimin te gjiganti anglez

Futboll

Saka i interesuar për transferimin te gjiganti anglez

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 19:08
Saka i interesuar për transferimin te gjiganti anglez

Sulmuesi i Arsenalit, Bukayo Saka është i interesuar që t’i bashkohet rivalit, Liverpool.

20-vjeçari është një ndër yjet kryesorë të formacionit së Mikel Artetas dhe është duke kaluar në super formë, ku ka shënuar gjashtë herë dhe dhuruar katër asistime, në 21 paraqitje në të gjitha garat.

Arsenal thuhet se i ka ofruar Sakas mundësinë për rinovim për gjashtë vitet e radhës.

Sidoqoftë, sipas “Transfer Window Podcast”, anglezi dhe agjenti janë të interesuar për perspektivën e kalimit te Liverpool.

Skuadra e Jurgen Klopp është duke kërkuar zëvendësues afatgjatë për treshen Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firmino që do jenë mbi 30 vjeç në fillimin e sezonit tjetër.

Saka që ka kontratë me “Topçinjtë” deri në vitin 2024, ka zhvilluar 109 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar në total 17 gola dhe dhënë 25 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat