Casemiro-Kroos-Modriç, ‘operacioni i shekullit’

Futboll

Casemiro-Kroos-Modriç, ‘operacioni i shekullit’

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 10:33
Casemiro-Kroos-Modriç, ‘operacioni i shekullit’

Aventura e Rafa Benitez në stolin e Real Madridit ishte e shkurtër dhe me ndikim të ulët.

Megjithatë, ish trajneri i Madridit hodhi themelet që sot më shumë se gjashtë vjet më vonë është një nga shenjat më përfaqësuese të klubit të bardhë: partneriteti Kroos-Casemiro-Modriç.

Benítez e hodhi në fushë këtë treshe në derbin e 4 tetorit 2015 (1-1 në Calderón).

Askush nuk mund ta imagjinonte që atë ditë lindi një mesfushë që ska krahasim me këdo që i del para.

Derisa skuadrat tjera kanë shpenzuar miliona e miliona për të ndërtuar një mesfushë të denjë, Reali shpenzoi vetëm 68.5 milionë euro për Modric (30 milionë), Kroos (25 milionë) dhe Casemiro 13.5.

Kur Benitez erdhi në Madrid, Casemiro ishte huazuar te Porto dhe pa të, ndoshta ai sdo të ishte kthyer në Santiago Bernabeu.

Sot, kjo treshe konsiderohet njëra prej më të mirave në histori të futbollit, dhe më productive pasi me ta Reali ka fituar tre trofe të UEFA Champions League, 13 në total deri më tani dhe iu mungon vetëm Kupa e Mbretit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat