Portugezi është i lumtur në klub

Futboll

Portugezi është i lumtur në klub

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 19:59
Ronaldo

Cristiano Ronaldo u kthye te goli me Manchester United të enjten teksa ndihmoi skuadrën e tij të fitonte me rezultatin 3-1 ndaj Burnley.

Së fundmi, atmosfera rreth portugezit ka qenë disi e zymtë pasi paraqitjet nuk kanë qenë në nivelin e pritshmërive.

Megjithatë agjenti i CR7, Jorge Mendes thekson se portugezi është i lumtur në klub.

AI shprehet i sigurt se ai do të bëjë një sezon të madh ashtu siç bën zakonisht.

“Ronaldo është shumë i lumtur te Manchester United, ai do të vazhdojë me performancat e tij të mira ashtu siç ka bërë përgjatë gjithë karrierës së tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat