Barcelona merr lajme pozitive

Futboll

Barcelona merr lajme pozitive

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 22:59
Barcelona merr lajme pozitive

Barcelona ndodhet në një krizë për shkak të mungesës së disa futbollistëve.

Klubi nga Katalonia kishte raportuar se një numër i lartë i futbollistëve ishin infektuar me Covid-19.

Pas Clement Lenglet, Balde, Dani Alves e Jordi Alba, klubi spanjoll së fundi kishte njoftuar për infektimin edhe të tre futbollistë të tjerë me Covid.

Bëhej fjalë për lojtarët Ousmane Dembele, Samuel Umtiti dhe Gavi.

Sidoqoftë, Barcelona tani ka marrë lajme pozitive pasi dy prej këtyre emrave janë rikuperuar nga Covid.

Jordi Alba dhe Clement Lenglet janë shëruar nga coronavirusi dhe mund t’i bashkohen tani grupit stërvitor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat