Lajme shokuese nga Uruguai

Futboll

Lajme shokuese nga Uruguai

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 23:01
Lajme shokuese nga Uruguai

Lajme shokuese nga Uruguai, policët shkojnë për të arrestuar objektivin e Interit!

Një lajm i bujshëm është përhapur nëpër mediat italiane.

Për mesfushorin e Kaljarit, Nahitan Nandez është dhënë një urdhër arresti.

Sipas mediave lokale, policët kishin shkuar në shtëpinë e tij në Uruguai për ta arrestuar, por ai ishte nisur në Itali në ato momente. Lojtari është denoncuar nga partnerja e tij, Sara Garsia Mauri për dhunë verbale dhe fizike.

Nandez ishte një ndër objektivat e Interit për merkaton, ku gjatë verës ishte shumë afër transferimit tek zikaltërit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat