Ish-ylli i Real Madrid ndryshon karrierë

Futboll

Ish-ylli i Real Madrid ndryshon karrierë

Më: 1 janar 2022 Në ora: 15:13
Ish-ylli i Real Madrid ndryshon karrierë

Jeta pas futbollit është ajo që shqetëson shumë nga yjet e këtij sporti, që e kanë të vështirë të ndahen nga fusha e blertë. Por jo të gjithë, apsi ka prej atyre që u kthehen pasioneve të fëmijërisë përveç lojës me top. I tillë është rasti i ish-yllit portugez të Real Madrid, Fabio Koentrao, i cili i ka dhënë fund karrierës sportive për t’u bërë peshkatar.

Ish-mbrojtësi, i cili për shumë vite është cilësuar si miku më i ngushtë i Kristiano Ronaldos, ka vendosur që të mos vazhdojë karrierën e tij përsëri pranë këtij sporti, por si një peshkatar, duke qenë tashmë pronari i disa peshkarexheve. Koentrao është vetëm 33-vjeçar, por mendoi të largohej nga fushat e lojës dhe të ndiqte pasionin e tij të vjetër, edhe pse mund të luante për disa vite të tjera në nivele të larta.

“jeta në det nuk është një turp, siç mund ta mendojnë disa njerëz”, shpjegoi Koentrao këtë karrierë të re në një intervistë për “Empower Brand Channel”. “Ky është një profesion si shumë të tjerë. Jo vetëm kaq. Deti është i bukur dhe na nevojitet, ka njerëz që punojnë dhe ky profesion duhet të respektohet si të gjithë të tjerët.

Ky është një profesion edhe për brezat e rinj. Babai im kishte një barkë, ai peshkonte dhe unë shkoja gjithmonë me të kur isha fëmijë. Jeta imë ishte në det, deti dhe peshkimi. Sigurisht që dija që një ditë futbolli do të përfundonte dhe do të merrja një drejtim tjetër në jetë. Dhe lumturia ime është kjo barkë dhe kjo është jeta që duhet të bëj”, theksoi lojtari i cili fitoi dy herë Ligën e Kampioneve më Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat