Tre futbollistë gati për t’u larguar!

Futboll

Tre futbollistë gati për t’u larguar!

Më: 2 janar 2022 Në ora: 15:33
Tre futbollistë gati për t’u larguar!

Kohë largimesh te Chelsea. Blutë e Londrës janë të mbipopulluar në të gjitha repartet dhe 3 futbollistë po qëndrojnë me valixhe në duar në pritje për të gjetur një destinacion të ri.

Bëhet fjalë për mesfushorët Ruben Loftus-Cheek dhe Ross Barkley si dhe për sulmuesi anësor, marokenin Hakim Ziyech i cili u ble një vit e gjysmë më parë nga Ajaxi për 40 milionë euro.

Të tre këta futbollistë janë aktivizuar pak nga Tomas Tuchel në këtë edicion dhe janë në kërkim të një tjetër skuadre për të vazhduar karrierën.

Oferta zyrtare për momentin në drejtim të Chelsea-t nuk kanë ardhur, por nëse do të vinë atëherë blutë nuk do të mendohen dy herë për t’i larguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat