Presidenti i Barcelonës thumbon rivalët: Bëhuni gati, ne u rikthyem përsëri!
Joan Laporta duket shumë i vendosur që skuadra e tij do të rikthehet në majat e futbollit botëror shumë shpejtë.
Laporta tha:” Të gjithë në botë duhet të bëhen gati, ne po rikthehemi aty ku na takon, Barcelona është rikthyer, ne do të marim emra të mëdhenj në merkaton verore”.
Erling Haaland është objektivi kryesor i katalunasve për merkaton verore, gjithashtu një rikthim i Leo Messi mund të ndodh më shpejtë se sa ishte menduar.