Agjenti tregon planet për të ardhmen e Eriksenit

Futboll

Agjenti tregon planet për të ardhmen e Eriksenit

Më: 4 janar 2022 Në ora: 00:50
Christian Eriksen

Christian Eriksen ishte një nga figurat më të përfolura në futboll në vitin 2021.

Eriksen, heroi i Euro 2020, dhe ai që megjithatë na tregoi se futbolli mund të jetë shumëçka, por jo më i rëndësishëm sesa jeta.

Një moment në ndeshjen Danimarkë – Finlandë pushoi zemrat e të gjithëve që ishin duke parë ndeshjen, dhe jo vetëm të Eriksen që po përballej me atak kardiak.

Problemet me zemër kanë bërë që Eriksen të shkëpus kontratën me Inter dhe të mos shihet në fusha të blerta që nga ajo ndeshje e Euro. Por, cilat janë shanset e lojtarit për të ardhmen? Agjenti i tij ka zbuluar detaje.

“Pas incidentit, unë e dija se Italia ishte “e vdekur”, kështu që fillova negociatat me avokatët në Itali. Christian është ambicioz. Ai e di se është i përgatitur”, ka thënë agjenti i tij, Martin Schoots.

“Ai duhet të jetë i pari që flet për ambiciet e tij dhe ai do ta bëjë së shpejti këtë”, shtoi agjenti, i pyetur për skuadrën e ardhshme të Eriksen.

Eriksen ka qenë duke u stërvitur së fundmi me skuadrën daneze, Odense.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat