Real Madrid dhe Barcelona sfidë totale për Halandin

Futboll

Real Madrid dhe Barcelona sfidë totale për Halandin

Më: 4 janar 2022 Në ora: 13:00
Real Madrid dhe Barcelona sfidë totale për Halandin

Erling Haland është një nga sulmuesit më të talentuar të momentit teksa shumë skuadra ëndërrojnë ta kenë në organikën e tyre.

Për bomberin norvegjez është një “El Clasico” në merkato ku Reali i Madridit dhe Barcelona janë të gatshëm të bëjnë çmendurira për 21-vjeçarin.

Sipas asaj që raporton iberikja “Marca”, Real dhe Barcelona kanë filluar të vlerësojnë realizueshmërinë e marrëveshjes.

Gjatë këtij sezoni me fanellën e Dortmundit, Haland është aktivizuar në total në 11 ndeshje nga ku ka realizuar 13 gola dhe ka dhuruar 4 asist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat