Llapi i rikthehet stërvitjeve për edicionin pranveror

Futboll

Llapi i rikthehet stërvitjeve për edicionin pranveror

Më: 4 janar 2022 Në ora: 23:18
Llapi i rikthehet stërvitjeve për edicionin pranveror

Klubi futbollistik, KF Llapi përmes një komunikate ka njoftuar se nesër do t’u rikthehen stërvitjeve për përgatitjet për edicionin pranveror në eliten e futbollit të Kosovës.

Llapi stinorin vjeshtor e përfundoi në vendin e katër me 29 pikë, gjashtë më pak se lideri Gjilani.

"Klubi futbollistik Llapi përmes kësaj komunikate njofton opinionin se përgatitjet për edicionin pranveror fillojnë nesër më 5 janar nga ora 14:00 në fushën me bari sintetik në Dumosh.

Seanca e parë stërvitore do të jetë e hapur për të gjitha mediat.

Ju rikujtojmë se siq jeni njoftuar më parë, KF Llapi fazën përgatitore në Podujevë do ta vazhdoj deri më 20 janar, kurse më 21 janar ekipi ynë udhëton drejt Antalyas për të vazhduar me përgatitjet e fundit para rikthimit të ndeshjeve të Kupës dhe më pas të BKT Superligës", njofton Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat