Muaji dhjetor i Simone Inzaghit ka qenë perfekt

Futboll

Muaji dhjetor i Simone Inzaghit ka qenë perfekt

Më: 5 janar 2022 Në ora: 13:39
Muaji dhjetor i Simone Inzaghit ka qenë perfekt

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi është vlerësuar me çmimin trajneri i muajit dhjetor. Dorëzimi i çmimit do të bëhet para ndeshjes Inter-Lazio, që do të zhvillohet në 9 janar në orën 20:45 në “San Siro”.

Çmimi është dhënë nga një juri e përbërë nga drejtorë të gazetave sportive, që kanë vlerësuar trajnerët e skuadrave të Serie A në bazë të kritereve teknike sportive dhe cilësinë lojës së shprehur nga skuadrat e tyre.

“Muaji dhjetor i Simone Inzaghit ka qenë perfekt. Firma e tij tek Interi është e dukshme: 5 fitore në po aq ndeshje të luajtura, 15 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar.

Një menaxhim perfekt i grupit dhe një lojë spektakolare e skuadrës, për meritë të Inzaghit, kanë bërë që zikaltërit të mbyllin fazën e parë në vendin e parë në renditje”, ka thënë administratori i deleguar i Ligës Serie A, Luigi De Siervo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat