Zgjedhja më e gabuar në historinë e Premier League

Futboll

Zgjedhja më e gabuar në historinë e Premier League

Më: 5 janar 2022 Në ora: 16:46
Rangnick

Moment i vështirë në shtëpinë e Manchester United, ku humbja ndaj Wolves duket se ka shkaktuar shumë mërzi dhe ndonjë krisje mes lojtarëve.

Projekti Rangnick nuk po bind dhe zgjedhja e gjermanit po rezulton një zgjedhje e gabuar.

Ish-trajneri i Arsenal-it, Perry Groves, është i bindur se punësimi i specialistit gjerman mund të rezultojë një gabim historik për United.

“Mund të thuhet se, duke parë si po shkojnë gjërat, lojtarët nuk po e pranojnë Rangnick”, ka thënë Groves për talkSPORT.

“Besoj se mund të jetë zgjedhja më e keqe në historinë e Premier League. Duket, futbollistët nuk po japin maksimumin. Ndoshta nuk janë të bindur nga ai si trajner…”.

Në këtë moment, Manchester United ka 31 pikë në klasifikim pas 19 ndeshjeve të luajtura dhe po lufton për vendin e katër, që do të siguronte kualifikimin në edicionin e ardhshëm të Champions League.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat