Dëshira e lojtarit për të ardhur në Barcelonën mbetet e patundur

Futboll

Dëshira e lojtarit për të ardhur në Barcelonën mbetet e patundur

Më: 6 janar 2022 Në ora: 16:48
Morata

Pavarësisht qëndrimit të klubit të Juventusit dhe fjalëve të Max Allegrit mbi Alvaro Moratan, Barcelona vazhdon të punojë për transferimin e tij.

“Alvaro Morata nuk përjashtohet fare”, kështu përgjigjen me forcë dhe qartë brenda klubit të Barcelonës, kur nënshkrimi i spanjollit vihet në pikëpyetje.

Sipas AS, angazhimi i klubit katalanas për të sjellë Morata-n në Camp Nou këtë janar mbetet i pandryshuar. Siç mëson prestigjozja spanjolle, vetë trajneri Xavi Hernandez ka pasur një bisedë telefonike të martën me sulmuesin, ku i ka konfirmuar interesimin dhe angazhimin e klubit ndaj tij.

Dëshira e lojtarit për të ardhur në Barcelonën mbetet e patundur, po ashtu edhe i trajnerit Xavi që e konsideron atë një prioritet obsolut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat