Një yll i ri për Kombëtaren, debuton kundër Olimpakosit

Futboll

Një yll i ri për Kombëtaren, debuton kundër Olimpakosit

Më: 6 janar 2022 Në ora: 16:57
Dejvid Janaqi

Një yll i ri për Kombëtaren, debuton kundër Olimpakosit!

Sulmuesi i kombëtares shqiptare U-19, Dejvid Janaqi, ka bërë debutimin e tij të parë si profesionist në Super Ligën greke me skuadrën e Apollon Smirnis.

18-vjeçari u aktivizua 10 minutat e fundit në sfidën kundër Olimpiakosit. Sfida përfundoi pa fitues, me shifrat 0-0, por debutimi i Janaqit erdhi në një moment shumë të vështirë për skuadrën e Apollon Smirnis, shkruan Panorama sport.

Ky është një hap shumë i madhë për të ardhmen e futbollistit të kombëtares tonë, që pritet të shkëlqejë me skuadrën e tij dhe ta ndihmojë në luftën e saj për mbijetesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat