Dy klube angleze të interesuara në Coutinhon

Futboll

Dy klube angleze të interesuara në Coutinhon

Më: 6 janar 2022 Në ora: 19:28
Philippe Coutinho

Ylli brazilian Philippe Coutinho thuhet se ka pranuar që të rikthehet në Premier Ligën angleze, ku transferimi i tij mund të ndodh në fundin e kësaj jave, raporton “Sky Sports”.

Ditën e djeshme ishte raportuar që pesë skuadra nga Premier Liga janë duke tentuar që të arrijnë marrëveshje për të nënshkruar me yllin brazilian.

Kurse sot spekulohet se vetëm dy skuadra janë të interesuara seriozisht në shërbimet e Coutinhos, ndër to edhe Aston Villa e Steven Gerrard.

Një vendim mbi të ardhmen e brazilianit pritet të merret nesër gjatë mesditës, ku dëshira e Coutinhos është që të nënshkruajë me një klub tek i cili do të jetë rregullisht në formacionin startues.

Që nga transferimi i tij nga Liverpooli te Barcelona, Coutinho ka arritur të bëjë 106 paraqitje për gjigandin katalunas, duke regjistruar 25 gola dhe 14 asistime mbi emrin e tij.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat