Humbi sfidën e tij të parë

Futboll

Humbi sfidën e tij të parë

Më: 6 janar 2022 Në ora: 19:29
Humbi sfidën e tij të parë

Ralf Rangnik po ndjen një presion të lartë në rradhët e Mançester Junajtid. Trajneri nuk shikohet si favorit për të qëndruar në stolin e “djajve të kuq”, ndërkohë që po mendohet afrimi i Poçetinos.

Tekniku argjentinas shikohet i duhuri për pozicionin e trajnerit nga ana e drejtuesve të klubit, Por dhe Poçetino nga ana tjetër, ka shfaqur gjithmon një pëlqim për Mançester Junajtid. Ëndrra e të dy palëve mund të bëhet realitet përpara kësaj vere.

Ndërkohë e ardhmja e Ralf Rangnik nuk shikohet aspak te Mançester Junajtid.

Gjermani ka vetëm dy muaj në drejtim të ekipit, por gjërat duken se nuk po shkojnë ashtu siç pritej. Rangnik ka marrë vetëm një humbje si trajner i “djajve të kuq”, por përsëri drejtuesit nuk duan t’i besojnë ekipin e tyre 63-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat