Newcastle nuk ndalet, gati blerja e madhe

Futboll

Newcastle nuk ndalet, gati blerja e madhe

Më: 6 janar 2022 Në ora: 21:53
Samuel Umtiti

Newcastle United i ësht ofruar mundësia që të nënshkruajë me mbrojtësin e Barcelonës, Samuel Umtitin, shkruan “Daily Mail”.

Umtiti është njëri prej disa lojtarëve që Barcelona do t’i shesë këtë muaj për të ulur shpenzimet financiare.

Nga kjo situatë ka mundësi të përfitojë klubi anglez që po synon transferimin e një mbrojtësi dhe Umtiti është identifikuar si i duhuri.

Vlera e francezit sipas faqes së specializuar për transferime “transfermakt”, është 2 milionë euro. Ndërkohë në vitin 2018, Umtiti vlente 70 milionë euro.

Këtë sezon 28-vjeçari ka vetëm një paraqitje në të gjitha garat me Barçën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat