Hysaj drejt largimit nga Lazio

Futboll

Hysaj drejt largimit nga Lazio

Më: 7 janar 2022 Në ora: 19:39
Hysaj drejt largimit nga Lazio

Eksperienca e mbrojtësit kuqezi Elseid Hysaj te Lazio nuk ka qenë e mirë, madje mund të quhet si një 6 mujor i dështuar. 

Por pavarësisht këtij sezoni Hysaj është bërë objekt i merkatos së futbollit botëror. Ai mund të transferohet në Spanjë dhe për këtë interesohet pikërisht Atletiko Madrid.

Mësohet se emisarë të kampionëve të Spanjës kanë kontaktuar agjentin e Hysajt për të kuptuar edhe mundësinë e transferimit të menjëhershëm dhe pritet të ketë zhvillime të reja.

Merkato është e paparashikueshme në raste të tilla dhe ekziston mundësia reale që Hysaj të kalojë te Atl. Madrid por fillimisht Igli Tare duhet të mendojë edhe për një zëvendësues duke qenë se Lazio vet ka probleme dhe kërkon një mbrojtës krahu dhe largimi i Hysajt hap më shumë probleme.

Gjithsesi bisedimet janë në zhvillim e sipër e mund të ketë shumë shpejt të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat