Allegri: Si gjithmonë, ndaj Romës është një ndeshje e vështirë

Futboll

Allegri: Si gjithmonë, ndaj Romës është një ndeshje e vështirë

Më: 8 janar 2022 Në ora: 12:29
Allegri: Si gjithmonë, ndaj Romës është një ndeshje e vështirë

Roma-Juventus është një nga ndeshjet kryesore të javës së 21-të të Serie A. Trajneri bardhezi, Allegri, doli në konferencë për shtyp dhe bëri këtë prognozë:

“Është gjithmonë Roma-Juventus, një ndeshje e vështirë, sepse Roma ka individualitete të shkëlqyera. Pastaj Mourinho, në momentet e vështirësisë, si tani pas humbjes në Milano, do të përgatisë një ndeshje të madhe.

Është një tjetër ndeshje direkte, duhet të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme. Skualifikimi im? Ka pasur edhe raste të tjera, këto janë gjëra që ndodhin. Nuk ka nevojë të thuhet më shumë.

Chiesa? Kjo do të varet shumë nga kushtet e Chiesa, nëse rikuperohet plotësisht. Megjithatë, Bernardeschi ka luajtur shumë në ndeshjet e fundit. Zëvendësimet do të jenë të rëndësishme. Duhet të kemi shpirtin e duhur, të bëjmë një ndeshje të madhe për të dalë me rezultat nga Roma.

Ne të gjithë prisnim ta mundnim Napolin, humbën dy pikë. Bëmë gjëra të mira dhe më pak të mira. Ne jemi duke u rritur, megjithatë, po rikuperojmë shumë lojtarë. Ngjashmëri mes meje dhe Mourinhos? Erdha këtu, duke e ditur se ishte një sezon në të cilin duhej të fillonim të ndryshonim ekipin në mënyrë që të ktheheshim pas një ose dy vitesh në garë për titullin.

Mund të kishim bërë më mirë, por është çështje e rritjes së ekipit. Roma është tri pikë pas nesh, kampionati italian nuk është i lehtë dhe Mourinho po bën mirë. Duhet të përmirësohemi në fazën e realizimit, në menaxhimin e topit. Të gjithë do të donim të fitonim dhe të luftonim për titullin, por ka raste kur nuk shkon kështu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat