Puertas ia mohon fitoren Barcelonës 

Futboll

Puertas ia mohon fitoren Barcelonës 

Nga: K.G. Më: 8 janar 2022 Në ora: 20:27
De Jong sërish shënon por nuk mjaftoi për fitoren e Barcelonës

Futbollisti Luuk de Jong sërish shënon por nuk mjaftoi për fitoren e Barcelonës, e cila në udhëtim barazoi me rezultat 1:1 me Granada-n. 

Luuk de Jong edhe me 2 janar ka shënuar për fitoren e Barcelonës në konak të Mallorca-s, por kësaj radhe goli i tij nuk mjafton për tre pikë.  

Futbollisti de Jong në minutën e 57-të ka shënuar me kokë gol të bukur në këndin e majtë të epërm pas asistimit të Dani Alvesit.

Në minutën e 80-të, Gavi përjashtohet me karton të kuq pas dy të verdhëve. 

Në minutën e 89-të, Puertas shënon dhe ia mohon fitoren Barcelonës.

Pas javës së 20-të në Kampionatin e Spanjës, Barcelona është në vend të gjashtë me 32 pikë e Granada renditet në të 12-tin me 24.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat