Lojtar kolumbian shënon dy gola por nuk i mjaftojnë, Dortmundi përmbysi gjithçka

Futboll

Lojtar kolumbian shënon dy gola por nuk i mjaftojnë, Dortmundi përmbysi gjithçka

Nga: K. Goca Më: 8 janar 2022 Në ora: 20:28
Lojtar kolumbian shënon dy gola por nuk i mjaftojnë, Dortmundi përmbysi gjithçka

Futbollisti kolumbian, Rafael Borre, me gjithë dy golat e tij nuk i mjaftuan Eintracht Frankfurtit për ta mposhtur Dortmundin.

Ballafaqimin mes këtyre skuadrave përfundon me fitoren e mysafirëve (Dortmundit) me rezultat 2:3. 

Dortmundi kthehet me tre pikë nga Frankfurti. 

Borre ishte i pakapshëm për mbrojtjen rivale duke shënuar në minutën e 15-të e 24-të. 

Dortmundi përmbysi gjithçka në tre minutat e fundit, nga humbja 2:1 e shndërroi në fitore me 2:3.

Për verdhezinjtë ka shënuar Hazard pas asistimit të Haaland në minutën e 71-të e Bellingham (87’).

Në minutën e 89-të, Dahoud realizon për 2:3.  

Dortmund është në vend të dytë me 37 pikë, 6 me pak se lideri Bayerni dhe Eintracht është i shtati me 27 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat