Takohet me trajnerin dhe drejtorët

Futboll

Takohet me trajnerin dhe drejtorët

Më: 9 janar 2022 Në ora: 10:25
Takohet me trajnerin dhe drejtorët

Presidenti i Interit, Steven Zhang ka mbërritur në Milano mbrëmë dhe është takuar me skuadrën përpara se të darkonte me trajnerin e tij Simone Inzaghi dhe drejtorët kryesorë.

Shefiqë përfaqëson pronarët Suning fluturoi nga Kina pas disa muajsh larg nga Gadishulli.

Sky Sport Italia raportoi se ai bëri një turne në terrenin stërvitor Appiano Gentile dhe u takua me trajnerin Inzaghi si dhe me lojtarët.

Më pas ai darkoi me Inzaghin dhe ‘menaxhmentin e lartë’ Beppe Marotta, Stefano Antonelli, Piero Ausilio dhe Dario Baccin në Club House.

Raportohet se Zhang mbërriti për të qenë prezent në ndeshjen e ardhshme të Superkupës së Italisë ndërmjet Interit dhe Juventusit në San Siro, që do të luhet më 12 janar.

Ai gjithashtu do të ndihmojë në mbikëqyrjen dhe planifikimin e strategjisë së transferimeve për afatin kalimtar të janarit.

Interi aktualisht është në krye të renditjes tabelare në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat