E paqartë është e ardhmja e Franck Kessie

Futboll

E paqartë është e ardhmja e Franck Kessie

Më: 9 janar 2022 Në ora: 15:13
E paqartë është e ardhmja e Franck Kessie

E paqartë është e ardhmja e Franck Kessie. Mesfushori afrikan është një nga pikat më të forta të skuadrës së Stefano Piolit, por ai ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Milanin.

Rinovimi nuk po ndodh, akordi mes palëve është larg për shkak të diferencës ekonomike mes ofertës së “Djallit” dhe kërkesave të agjentit të 25-vjeçarit, dhe Milani do e humbasë me parametra zero në fund të sezonit.

Kessie ka oferta nga disa klube të Premier League, por në garë për shërbimet e tij është futur edhe Real Madrid. Lojtari ndodhet i grumbulluar me Bregun e Fildishtë për Kupën e Kombeve të Afrikës.

Trajneri i “Elefantëve”, Patrice Beaumelle e vlerëson jashtëzakonisht shumë liderin e mesfushës dhe ka një mesazh për drejtuesit e klubit italian.

“Milan, Kessie është motori i Ferrarit tuaj, mos e humbisni! Ai është pak Gullit dhe pak Seedorf, rashë menjëherë në dashuri me të kur e pashë për herë të parë si futbollist në vitin 2014.

Franck luante përpara mbrojtjes dhe ishte kapiteni i ekipit kombëtar U20. Një talent i pastër”, deklaroi Patrice Beaumelle, trajneri i një prej kombëtareve më të forta afrikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat