Futbollisti shqiptar i gëzohet golit në Spanjë

Futboll

Futbollisti shqiptar i gëzohet golit në Spanjë

Më: 9 janar 2022 Në ora: 19:05
Ivan Balliu

Futbollisti shqiptar, Ivan Balliu, më në fund ia doli që të linte shenjën në La Liga, kampionatin ku ëndërronte të luante që i vogël kur ishte pjesë e akademisë së Barcelonës, por ku tani e sheh veten protagonist me fanellën e Rajo Vallecanos.

Ai shënoi sot golin e barazimit 1-1 ndaj Betis në ndeshjen e luajtur në Vallecano, duke treguar se është në një formë të shkëlqyer dhe nuk është rastësi pse është titullar fiks në radhët e kësaj skuadre.

Por pas sfidës, mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare nuk foli për këtë objektiv të rëndësishëm personal të arritur, por për atë që kishte bërë mirë skuadra e çfarë shpresonte të bënte.

“Betis është një skuadër e madhe, janë atje lart se kanë merita, por është e vërtetë që ndjesia që më mbetet është se mund të kishim bërë diçka më shumë, edhe të shtynim më shumë. Kemi pasur raste, por nuk i finalizuam. Gjithsesi, të vazhdojmë me serinë që nuk mposhtemi në Vajekas.

Tifozët na e japin këtë shtysë më shumë, është e vërtetë që dimensionet e fushës na ndihmojnë pak gjithashtu. Por na mungon që të gjejmë atë rregullsinë jashtë fushe që po na kushton shumë”, theksoi mbrojtësi shqiptar në intervistën e tij pas sfidës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat