“Caffe Kushtrimi” nga Sllupçani, kampion i turneut

Futboll

“Caffe Kushtrimi” nga Sllupçani, kampion i turneut

Më: 9 janar 2022 Në ora: 23:34
“Caffe Kushtrimi” nga Sllupçani, kampion i turneut

Ekipi i Caffe Kushtrimi nga Sllupçani u shpall kampion i turneut të parë në futboll të vogël “Arena Sport”, i cili u mbajt në stadiumin Arena Sport në Hotël të komunës së Likovës.

Në finalen e madhe cila u luajt mbrëmë vonë, në një atmosferë madhështore, e stërmbushur me sportadshës të fubollit, Caffe Kushtrimi me rezultat 6-3 e mposhti Salo Boden nga fshati Opajë.

Pas përfundimit të finales pasoi ceremonia e ndarjes së medaljeve. Caffe Kushtrimit iu nda kupa, medaljet dhe 100.000 denar. Shpërblimet i ndanë kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi dhe deputeti Berat Ajdari.

Salo Boden gjithashtu u nderua me kupë, medalje dhe 50.000 denar. Shpërblimin ia ndau legjenda e KF Bashkimi, Skender Ismaili. Ndërsa vendi i tretë i takoi Gipspunuesit Zimberi që mori kupë dhe 10.000 denar.

Lojtar më i mirë i turneut u zgjodh Mentor Mejzini nga Caffe Kushtrimi, ndërsa Bajram Ramadani po i këtij ekipi mori epitetin e portierit më të mirë. të dy u nderuan me cmime që ua ndanë pronarët e Arena Sport, Bunjamin dhe Muhamed Fetai.

Visar Aliji nga KF Usejdi me 9 gola u shpall golashënues i turneut. Cmimin ia ndau Enver Sulejmani nga Tetova.

Përndryshe ndeshje nisi me himnin e Champions Leagues dhe më pas edhe me dëgjimin e himnit kombëtar. Para ndeshjes finale u zhvillua një ndeshje revylae mes veteranëve të ekipit kombëtar të Kosovës dhe të KF Bashkimi. Fituan mysafirët nga Kosova me rezultat 4-0.

Pas përfundimit të ndeshjes veterantë nga Kosova bën një gjest shumë të bukur duke hedhur fanellat e tyre në drejtim të publikut. ndryshe, veteranët e Kosovës mbërritën pasditen e së shtunës në komunë të Likovës, duke bërë fillimishtë vizita dhe homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në fshatin Sllupcan, te busti i Ismet Jasharit-Komandant Kumanova në Orizare dhe pranë varrezave të dëshmorëve në fshatin Hotël.

Arena Sport nderoi me mirënjohje veteranët e ekipit kombëtar të Kosovës, të KF Bashkimi, veteranëve të futbollit të komunës së Likovës. Me një dhuratë të bukur nga Enver Sulejmani prej Tetovës u nderua edhe gazetari juaj Reshat Ibraimi, ndërsa Ismet Zeqiri, ish portier i njohur nga Kumanova, nda një mirënjohje për kryetarin e Ligës së veteranëve të Kosovës, Enes Shosholli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat