Lojtari i Udineses luajti me covid kundër Atalantas

Futboll

Lojtari i Udineses luajti me covid kundër Atalantas

Më: 10 janar 2022 Në ora: 20:27
Foto ilustrim

Një tjetër goditje për rregullat e reja të izolimit pasi që Udinese ka lajmëruar se njëri nga lojtarët e saj që u paraqit dje kundër Atalantas është testuar pozitiv me Covid-19 

Ndeshja e Serie A fillimisht ishte në dyshim për shkak se autoritetet lokale të shëndetit që urdhëruan karantinë për të skuadrat gjatë ndeshjes. 

Liga Serie A fitoi apelin për ta përfunduar karantinën dhe ata insistuan se ndeshja mund të luhet derisa janë gati 13 lojtarë, me së paku një portier gati për ndeshje. 

Udinese u mund me rezultat 6-2 në shtëpi dhe u dënua për një fyerje me lajmin se sot një anëtar i stafit dhe një lojtar kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. 

Deklarata e ka bërë të qartë se një nga këta lojtar është ai i cili ka luajtur kundër Atalantës dje. 

Tani ka nëntë lojtarë dhe katër anëtarë të stafit të infektuar me Covid-19 në kampin e Udineses. 

Kjo është hera e dytë që një lojtar i testuar pozitiv pak orë më parë në vend që të izolohet thuan rregullat. 

Piotr Zielinski i Napolit ishe dashur të karantinohet për shkak se ishte vaksinuar 120 ditë më parë. Ai luajti kundër Juventusit në Torino dhe u testua pozitiv me Covid 19 një ditë pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat