Skuadrat angleze të interesuara për Vedat Muriqin

Futboll

Skuadrat angleze të interesuara për Vedat Muriqin

Më: 10 janar 2022 Në ora: 22:12
Vedat Muriqi

Sulmuesi i Lazios dhe Kosovës, Vedat Muriqi mund të përfundojë në Premier Ligë pasi që për të janë interesuar Leeds United dhe Hull City. 

Sulmuesi shqiptar që i kushtoi Lazios 20 milionë euro për ta marrë atë nga Fenerbahçe në shtatorin e 2020, e që nuk pati shumë minuta të luajtura në fanellën bardhëeblu, mund të largohet që në janar. 

Shqiptari nga Kosova ka bërë 48 paraqitje për klubin, duke shënuar vetëm dy gola dhe bërë dy asiste. 

Ai ka më shumë kartonë të verdhë – tre – se sa gola me Shqiponjat dhe Maurizio Sarri më shumë e ka përdorur Pedron apo Felipe Anderson si 9 fals se sa Muriqin kur Ciro Immobile nuk ka qenë i gatshëm. 

Sipas TuttoMercatoWeb, Hull City është afruar për Muriqin, por për momentin ata janë duke shikuar sulmues të tjerë. 

Për të ka interes edhe nga skuadra që po vuan për rezultate e Premier Ligës, Leeds United, të cilët kanë shënuar vetëm 21 gola këtë sezon dhe janë në vendin e 16-të. 

Problemi është se Lazio ka nevojë të shes para se ata të sjellin një zëvendësim dhe Leeds duket se e dëshiron Muriqin vetëm në huazim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat