Shqiptari së bashku me Karim Benzema në formacionin e javës

Futboll

Shqiptari së bashku me Karim Benzema në formacionin e javës

Më: 11 janar 2022 Në ora: 11:25
Shqiptari së bashku me Karim Benzema në formacionin e javës

Ivan Balliu është përfshirë në formacionin e javës së 20-të të La Ligës. Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë ishte protagonist në përballjen mes Rayo Vallecano dhe Real Betis, duke i dhënë skuadrës së tij një pikë.

Krahas golit, 30-vjeçari pati një rendiment tepër të kënaqshëm, çka konfirmohet dhe nga fakti se është përfshirë në formacionin e javës në elitën e futbollit spanjoll.

Balliu është përfshirë në 11-shen më të mirë të javës së bashku me emra si Vinicius Junior, Benzema, Oyarzabal, Merino, Acuna, apo Fernandez. balliu është vlerësuar me notën 8.1, duke u pozicionuar në linjën e djathtë të mbrojtjes. Ky ishte goli i parë i Balliut në këtë edicion me skuadrën e Rayo Vallecano.

30-vjeçari ka qenë pjesë e Barcelonës në të shkuarën, akademiku dhe është formuar si futbollist, ndërsa Arouca në Portugali, Metz në Francë dhe Almeria në ligën e dytë spanjolle. Me përfaqësuesen kuqezi ka luajtur vetëm në 3 ndeshje, në total 108 minuta në ndeshje zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat